
🌻🌸🌞 Ujvara e Sotires 🌸🌞🌸

📈 Kategoria: Marrshim
🅿 Vendtakimi:Bar Bakery Chocho 2/Tirane 📆 Data: 2018
⏰ Ora: 8:00 🚻 Pjesemarrja: Persona
📏 Distanca: 4 Km 📊 Niveli i Guides: I Lehte
🚩 Vendndodhja: Gramsh, Elbasan 👨👧👧 Femije: Mosha 6 Vjec +
Programi:
Ne oren 08:00 do te nisemi nga Bar Bakery "Chocho 2”, gjate rruges do te bejme nje ndales per kafe dhe per rreth 2 ore e 30 minuta do jemi ne fshatin Sotire. Nga Sotira nisemi per nje guide me kembe per tek Ujvara. Terreni eshte kryesisht i thjeshte, ku per rreth 1 ore ecje arrijme ne destinacion.
Rreh ores 12:00 jemi tek Ujvara,dhe pasi kemi shijuar natyren e bukur dhe perfeksionin e saj dhe duke bere foto te shumta, rreth ores 13:00 do konsumojm dreken. Pasi konsumojme dreken, rreth ores 14:30 Behemi gati per kthimin. Kthimi te behet rreth ores 19:00 ne Librazhd.
Informacion mbi vendin:
Ujvara e Sotires eshte nje nga perlat e natyres, ajo ndodhet rreth 20 km larg Qytetit te Gramshit, ne fshatin Sotire prane Malit te Tomorrit. Emrin Sotire e ka marre nga fshati ku edhe ndodhet ujvara, qe dikur ka qene me 120 shtepi, ndersa sot vetem 20 prej tyre jane te banueshme.
Ujvara qe buron nga mali i Tomorrit vizitohet çdo vit nga turiste te ndryshem nga vendi dhe bota. Jane 3 burime uji qe rrjedhin duke krijuar nje pamje magjepsese, nga ujvarat qe bien rreke mbi gur.
Ujvara eshte rreth 100 m e larte. Pamja magjepsese vjen dhe nga fakti qe ujvaren mund ta shohesh lehtesisht nga lendina perballe saj(si ne Foto), duke qene se kjo lendine eshte rreth 70 m larg Ujvares dhe e ngitur rreth 50 m.

Te perfshira ne cmim:
1 - Transporti Librazhd - Sotire – Librazhd/Tirane-Sotire-Tirane
2 - Guida;
3- Foto Gjate Aktivitetit.
ÇFARE DUHET TE KENI ME VETE (Lista e Shkurter):
1. Çante Shpine;
2. Kepuce te pershtatshme;
4. Buzeqeshjen tuaj;