
🗻🗻 Mali Shebenikut 2253 m 🗻🗻

Karakteristikat:
📈 Kategoria: Hiking/Ngjitje
📆 Data: ⏰ Ora:
🚻 Pjesemarrja: Limituar Max .....Persona..! 📏 Distanca: Disnivel 920 M
📊 Niveli i guides: I Veshtire 🅿 Vendi i Nisjes: Librazhd / Tirane,Abania.
Informacioni:
Parku Kombetar i Shebenikut shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927 ha. Shebeniku eshte nje nder parqet me te bukurat te vendit tone si dhe më i madhi në Shqipëri. Ndodhet ne lartesine 2,253 m ku ne te ndodhen 14 Liqene akullnajore dhe 3 Liqene artificiale. Shtegu fillon nga 1311 m dhe ngjitemi deri ne 2253m.
Mali i Shebenikut eshte mali me i larte ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice ne rrugen Librazhd – Qarrishtë.
Pas 15 km nga Librazhdi do te keni arritur ne fund te rruges , ne vendin e quajtur Qafe Shapke ku do leme furgonat dhe do te marrim shtegun i gjithë shtegu qe do ndjekim eshtë i mbuluar më pyje pishe dhe Burime ujore te pafundëme, pergjatë shtegut ndodhet një miniere jo aktive ku përkon dhe me rrëzën e malit,deri në majë ngjitja do zgjasë 1.5 orë në lartësinë 2000 m ndodhen 2 liqene madheshtorë ,arritja në majë 2253 m është akoma dhe më e bukur ku do ma shfaqet dhe një tjetër liqen akullnajore dhe dhe Lulja endemike dhe e rrallë Zambaku Shqipëtarë dhe një pamje e mrekullueshme e gjithë Parkut Kombëtare Shebenik-Jabllanice

Te perfshira ne cmim:
1. Transporti: Librazhd - Shebenik-Librazhd.
2. Guidat shoqëruese.
3. Foto gjate aktivitetit.
ÇFARË DUHET TE KENI ME VETE:
1. Cante Shpine 2. Kepuce te Pershtatshme
3.Veshje të ngrohta 3. Shishe Uji 1.5 Litra
4. Buzeqeshjen tuaj :)
E gjithë guida zgjat 6-8 orë sipas ritmit të hecjes.